Sqepbiza- Lugina e Nartës “parajsë” e shpendëve të rrallë (FOTOT)

99

Toka dhe natyra e pasur shqiptare na sjell sërisht mesazhe jete. E kësaj rradhe bëhet fjalë për shpendin Sqepbiza i cili folezon në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyrorë ka bërë të ditur në faqen e saj në facebook, se në ”kuadër të monitorimit të shpendëve folezues në zonën e Nartës, ka realizuar inventarizimin e disa prej habitateve dhe rezultati i këtij procesi lidhet pikërisht me Sqepbizën (Recurvirostra avosetta). Nga monitorimi ka rezultuar se kemi të bëjmë me një numër total prej së paku 495 dhe së shumti 525 çiftesh folezuese në zonën e kripores.”

Sipas Shoqata së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyrorë, sqepbiza, vezët e para i ka lëshuar në fund të muajit prill dhe zogjtë e parë kanë çelur rreth datës 28 maj.

Sqepbiza konsiderohet si i vetmi shpend që folezon me numër më të lartë në lagunën e Nartës dhe përbën përafërsisht 1% të popullatës Evropiane të këtij lloji. Sigurisht që spepbizën mund ta hasni edhe në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku është e pranishme me një numër tejet të ulët çiftesh folezuese.

Rezultate të tilla janë shumë pozitive jo vetëm për këtë lagunë, por edhe për territorin Shqiptarë, pasi po kthehet në habitate të sigurta për shumë shpend të ndyshëm përfshirë këtu edhe ata në rrezik.