Stadiumi antik i Amantias, atraksion unikal për t’u vizituar

9
default

Stadiumi i Amantias është një stadium antik që ndodhet në qytetin antik ilir të Amantias, i cili aktualisht mban statusin Park Arkeologjik Kombëtar.

DRTK Vlorë në një postim në rrjetet sociale shkruan se, shkallarja perëndimore e stadiumit antik të Amantias është përshkruar që në vitin 1870 nga udhëtari i huaj Emil Isambert, si dhe është identifikuar sërish nga arkeologët shqiptar në vitin 1949. Identifikimi i shkallares, nxiti arkeologët Skënder Anamali dhe Hasan Ceka, të nisnin gërmimin dhe zbulimin e monumentit gjatë viteve 1950.

Në katër fushata gërmimesh arkeologjike, ata zbuluan se monumenti ishte ndërtuar rreth shek. III para erës sonë dhe ishte përdorur deri në shek. III pas erës sonë. Stadiumi është i ruajtur deri në 54,50 m gjatësi. Shkallarja perëndimore ka 17 shkallë, ndërsa ajo lindore 8 shkallë.

Stadiumi antik i Amantias është i vetmi monument i këtij lloji i konservuar në territorin e vendit tonë dhe si i tillë është një atraksion unikal për t’u vizituar.

/ata.gov.al