Stadiumi i sapondërtuar i Prishtinës, merr emrin “Fadil Vokrri”

695

Legjenda e futbollit kosovar dhe ish presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, është nderuar pas rreth një muaji e gjysmë nga ndarja nga jeta.

Kështu stadiumi i sapondërtuar i Prishtinës, nga sot e në vijim do të quhet stadiumi “Fadil Vokrri”, në nder të ish sulmuesit të njohur.

Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga drejtuesit e rinj të federatës, ndërsa pritet edhe organizimi i një turneu miqësor për nder të Vokrrit.

Stadiumi “Fadil Vokrri” i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe tashmë pritet vetëm licensimi i UEFA-s, për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.