Starton Festivali i Filmit Mjedisor

226

filmiiiiFestivali i Filmit Mjedisor ka ngritur siparin për këtë vit, në edicionin e tij të katërt. Përgjatë dy javëve, mbi 56 filma do të konkurrojnë në këtë festival të mbështetur nga BE, duke pasur si qëllim ndërgjegjësimin mjedisor dhe vëmendjen kushtuar kujdesit ndaj tij.

Për rreth dy javë, filmat do të shfaqen në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Përmet, Ersekë, Çorovodë dhe Valbonë. Filmat pjesëmarrës nga 29 vende, mbulojnë një spektër të çështjeve të mjedisit nga e gjithë bota.