Studentët nga trevat shqiptare përjashtohen nga tarifa e lejes së qëndrimit

213

608-0-5dab6891213ada44eac737e08e0d92f0

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, apo shtetasit (shqipfolës) e përkatësive etnike shqiptare të Republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që jetojnë Shqipëri për qëllime studimi, përjashtohen nga tarifa e shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi.

Amendimi i nenit 105 të ligjit “Për të huajt” ishte një nismë e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe hoqi tarifën e lejes së qëndrimit për studentët me kombësi shqiptare.

Nisma ndikon pozitivisht në rritjen e mundësive për shtetasit me përkatësi etnike shqiptare në vendet fqinje, për ndjekjen e studimeve në gjuhën shqipe pranë institucioneve arsimore shqiptare. Ajo është në koherencë me rritjen e kuotave për studim për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve.

Ndryshimet në ligjin “Për të huajt” përafruan më tej me legjislacionin e Bashkimit Evropian, disa aspekte të trajtimit të të huajve në Shqipëri, përfshirë ata me përkatësi etnike shqiptare.