Studentja shqiptare pranohet në laboratorin më të madh në botë për fizike nukleare

153

Ardiana Bushi, studente në Departamentin Shkenca Kompjuterike në mesin e 1424 aplikantëve është përzgjedhur për të marrë pjesë në “CERN Summer Students Programme” ku do të kryej praktikën në qendrën më të madhe për hulumtime shkencore dhe laboratorin më të madh në botë për fizikë nukleare.

Gjatë qëndrimit në Zvicër Ardiana do të ndjek një sërë leksionesh të përgatitura nga ekspertë dhe shkencëtarë nga e gjithë bota, të cilët do ti ndajnë njohuritë e tyre me një gamë të gjerë temash në fushën e fizikës, inxhinierisë kompjuterike teorike dhe eksperimentale të grimcave.

Ardiana poashtu gjatë studimeve në Kolegjin Universum ka qenë përfituese e bursës së plotë për shkëmbim semestral në Niğde University në Turqi.