Studim/ 66% e përsonave i lexojnë lajmet në smartphone

25

Tani është bërë stil jete që lajmet online lexohen në ekranet e kompjuterëve e tabletëve, por mjeti më i përdorur është smartphone. Kjo shkruhet në raportin Digital News Report 2019, të Reuters, që ka marrë në analizë 38 vende në 6 kontinente.

Nga studimi del se mesatarisht në botë, dy persona në tre (66%) i lexojnë çdo javë lajmet në smartphone. Në shumë vende, smartphone është mjeti ku lexohen lajmet e para të mëngjesit; më shumë se sa televizori, radio dhe gazetat print.

Më në detaje, një në tre persona (33%) i lexon lajmet e para në Facebook, 8% në WhatsApp dhe 5% në Instagram. 19% e personave përdorin smartphone për të lexuar lajmet në një faqe lajmesh; 11% nëpërmjet njoftimeve dhe një 11% tjetër nëpërmjet agreguesve të lajmeve si Google news. Në botë, çështja e fake news në Facebook e ka penalizuar përdorimin e rrjetit social si burim informacioni.

Përqindja e atyre që përdor Facebook në javë për të lexuar lajmet zbret në 36% (ishte më shumë se 40% në 2015), ndërkohë rritet përqindja (16%) e përdorimit të WhatsApp, ndërkohë mbetet i qëndrueshëm përdorimi i Twitter (10%). Instagram ka shënuar rritje të ndjeshme në 9%, Messenger në 8%, kurse Snapçhat ndalet në 3%.