Studim/ Ata që vlerësojnë kohën më shumë se sa paratë janë më të lumtur

102

Një studim tregon se nëse dëshironi të jeni më i lumtur – dhe ndërkohë fitoni mjaftueshëm para sa për të siguruar nevojat bazike – ju duhet të filloni të vlerësoni më shumë kohën tuaj.

Paratë janë rrënjosur thellë në mënyrën se si kemi evoluar. Ato vijojnë të japin efekte të fuqishme te sjellja jonë. Ne harxhojmë shumë kohë duke menduar për paratë.

Ne flasim për to, shqetësohemi për to, stresohemi dhe pyesim veten nëse kemi mjaftueshëm para për të përmbushur nevojat tona në të tashmen dhe në të ardhmen.

Por sipas një studimi, njerëzit të cilët e vlerësojnë kohën më shumë se paratë janë më të lumtur dhe produktivë në jetë. Koha lidhet me lumturinë. Shkencëtarët bënë disa studime të ndryshme, si online, edhe ballë për ballë. Më shumë se 4000 personave iu bë e njëjta pyetje.

Pjesa më e madhe e të intervistuarve ishin praktikë: rreth 64% e tyre u përgjigjën “më shumë para”. Por kërkimi shkon edhe më tej. “Ajo çfarë ka rëndësi është vlera që njerëzit u japin çdo burimi” – thonë autorët e studimit. “Përtej sasisë së këtyre burimeve që njerëzit zotërojnë, lumturia lidhet edhe me burimin që njerëzit dëshirojnë”.

Në studim thuhet se nëse doni të jeni më i lumtur – dhe ndërkohë fitoni mjaftueshëm para për të siguruar gjërat bazike – ju duhet të filloni t’i jepni më shumë vlerë kohës. Duhet të theksohet se për disa njerëz, dhënia përparësi parave me kalimin e kohës është një nevojë, jo një zgjedhje.