Studim/ Ja si ndikon temperatura e ambjentit në kreativitet

123

Të ndjesh të ftohtë ose të nxehtë ndikon mbi kreativitetin.

Nga një studim i kryer së fundmi personave që u jepej një batanije e ngrohtë, një filxhan me çaj ose ishin në një mjedis me temperatura të larta pikturonin më mirë, kategorizonin objekte dhe mendonin për dhurata për personat e tjerë.

Nga ana tjetër ata që ishin në mjedis të ftohtë ishin më mirë në identifikimin e metaforave, në ideimin e emrave të rinj dhe planifikimin e dhuratave abstrakte.

“Bright Side” tregon se nxehtësia i ndihmon njerëzit të jenë psikologjikisht të lidhur me të tjerët dhe më bujarë, ndërsa të ftohtit stimulon kreativitetin më abstrakt sepse njerëzit ndihen më të largët se kurrë.