Studim: Shpenzimi i kohës në natyrë i bën mirë shëndetit

506

Natyra është vendi ideal për të reduktuar stresin dhe për të ndihmuar të gjeni më shumë kuptimin e jetës tuaj. Universiteti i Chiba (Japoni) ka vërtetuar këtë me studimin e tij të fundit. Të jesh në harmoni me natyrën rrit shanset për të qenë më i qetë dhe kjo është verifikuar shkencërisht.

Hulumtimi u përqëndrua në dy grupe me 280 persona. Një grup qëndroi në qytet, ndërsa i dyti ishte duke qëndruar në pyll. Rezultatet treguan se në pyje, individët kishin presionin e gjakut, impulsin si dhe nivelin e kortizolit (hormoni i stresit) më të ulët se mesatarja.

Sistemi imunitar është padyshim i përfshir siç tregohet nga hulumtimet e Tokios Shkolla e Mjekësisë (madje edhe në Japoni!). Duke ecur në pyll padyshim forcohen muskujt, por thjeshtë kontakti  me natyrën do të na bëj të përfitojmë. Hulumtuesit përcaktojnë fitoncidet, molekulat e sekretuara nga bimët efektet e të cilave do të jenë pozitive në trupin e njeriut.

Truri mund të stimulohet nga shëtitjet e të gjata, përfundim i nxjerr nga ana e Universitetit të Kansas dhe Utah (SHBA). Larg nga teknologjia, kreativiteti rimerrë vrullin me 50%! Shkencëtarët kanë dërguar 56 individë të meditojnë në vende me pamje të bukura në Alaska, Maine apo Kolorado. Qëndroni disa momente në natyrë larg përdorimit të teknologjisë, do të jetë një kombinim fitues!

Së fundi, sigurisht është dhe ana fizike! Ecja një orë në natyrë lejon evakuimin e rreth 500 kalorive siç thuhet në faqen e internetit Fitday. Përfitimet kryesore janë: presion i gjakut reduktohet si dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ecja është gjithashtu një aktivitet më pak detyrues si sportet intensive që dëmtojnë disa pjesë të trupit, të tilla si nyje.

Natyrisht, këto deklarata nuk duhet të merren domosdoshmërisht fjalë për fjalë. Në të vërtetë, lumturia është një koncept mjaft subjektiv, është mjaft e mundur të jeni i lumtur në qytet. Megjithatë, mbani në mend se natyra është diçka e bukur dhe e dobishme për rigjenerim.

Burimi: 360grade.al