Studimi/ ​Qepa dhe hudhrat ulin rrezikun nga kanceri i gjirit

41

Konsumimi i qepës dhe hudhrës çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes se grave nga kanceri i gjirit, thonë studimet shkencore.

Shkencëtarët analizuan të ushqyerit e më shumë se 600 grave në Porto Riko, ku normat e sëmundjes janë rritur shumë gjatë dekadave të fundit.

Studimi zbuloi se ato gra që kishin konsumuar qepë dhe hudhër një herë në ditë, kishin 67 për qind më pak rrezik të prekeshin nga kanceri i gjirit.

Studimi u krye nga Universiteti i Buffalo dhe Universiteti i Porto Riko.