Studimi/ A e dini se në çfarë moshe truri arrin nivelin më të lartë të performancës

73

Truri arrin kulmin e tij njohës në moshën 35-vjeçare, ndërsa rënia nis nga mesi i të 40-ave, zbulon një studim i kryer nga Universiteti “Ludwig Maximilian” i Mynihut dhe i botuar në “Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave”.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit analizuan më shumë se 1,6 milionë lëvizje në mbi 24 000 lojra profesioniste shahu, që kërkojnë veçanërisht përqendrim dhe zgjuarsi, të mbajtura midis viteve 1890 dhe 2014.

“Gjatë 125 viteve të fundit, performanca është përmirësuar, veçanërisht për personat nën moshën 20 vjeç”, shkroi ekipi hulumtues.

U zbulua se gjatë rrjedhës së jetës, performanca u rrit ndjeshëm deri në fillim të të njëzetave dhe arriti kulmin rreth të 35-ave, pastaj ra pak pas moshës 45-vjeçare.