Një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë në përfundimin se fëmijët e lindur në muajin Shtator janë më të zgjuar se të tjerët.
Shkencëtarët morën në studim më shumë se 1.2 milionë nxënës të shkollave në Florida. Grupmosha e fëmijëve ishte nga 6 deri në 15 vjeç, të cilët kanë lindur në muaj të ndryshëm.
Studiuesit zbuluan se nxënësit e lindur në Shtator, kishin rezultate më të larta vjetore se sa të lindurit në Gusht apo në muajt e tjerë të vitit.
Studimi analizoi edhe faktorë të tjerë socioekonomikë që mund të ndikonin në përparimin e fëmijës në shkollës, siç është arsimimi i nënës, përkatësia etnike apo dhe pasuria.
Rezultatet e studimit të titulluar “Mosha e fillimit të shkollës dhe zhvillimi konjitiv” u botuan në Zyrën Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike