Studimi: Bujaria është çelësi për të jetuar më gjatë, ja dy vendet që japin më shumë

18

Hulumtimi i kryer së fundmi gjeti një lidhje të fortë midis bujarisë së një shoqërie dhe jetëgjatësisë mesatare të anëtarëve të saj.

Studiuesit nga Instituti “Max Planck”, për Kërkime Demografike në Rostock, Gjermani, arritën në përfundimin se njerëzit jetojnë më gjatë nëse  mbështesin njëri-tjetrin në nevojat e tyre.

Sipas studimit, shoqëritë në vendet e Evropës Perëndimore janë më bujarë dhe jetojnë më gjatë.

Franca dhe Japonia janë dy vendet me shkallën më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha vendet e studiuara. Aty një qytetar ndan 68 deri 69 përqind të të ardhurave të tij gjatë gjithë jetës.

Ajo që është  interesante është se marrëdhënia midis bujarisë dhe të ardhurave të jetës nuk varet nga fakti nëse përfitimet vijnë nga shteti ose nga familja.