STUDIMI/ Ecja në këmbë apo me biçikletë, cila është më e mirë

716

Për të humbur peshë duhet të kombinoni stërvitjen me një dietë të ekuilibruar.

Çiklizmi, si dhe argëtimi dhe relaksimi, është më efektiv se ecja për humbje peshe.

Për të humbur peshë është e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar si me aktivitet fizik të vazhdueshëm.

Por, cilën duhet të zgjidhni?

Biçikleta ju bën të humbni peshë më shumë se një shëtitje, sipas një studimi të Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, botuar në revistën ”The Lancet”.

Biçikleta është mjeti ideal për ata që duan të kthehen në formë.

Për të arritur në këtë përfundim, shkencëtarët analizuan lidhjen midis mjeteve të ndryshme të transportit që përdoren për të lëvizur nëpër qytet dhe rrezikut të obezitetit, në më shumë se 150 000 gra dhe burra, të moshës 40-60 vjeç.

Studimi arriti në përfundimin se individët që përdorin transportin publik ose përdorin makinat e tyre për të lëvizur kanë një BMI më të lartë se të tjerët sesa 23% e meshkujve dhe 24% e femrave udhëtojnë në këmbë ose me biçikletë.

Sipas rezultateve të studimit, njerëzit që ngasin biçikleta janë ata që ruajnë peshën e tyre ideale më lehtë dhe humbin peshë në mënyrë më efektive.

Aktiviteti fizik në biçikletë prodhon humbje cilësore në peshë, duke preferuar konsumimin e yndyrave dhe jo të sheqernave.

Në këtë mënyrë favorizohet reduktimi i indit dhjamor.