STUDIMI/ Efekti i jashtëzakonshëm tek fëmijët, pse duhet të keni një bibliotekë në shtëpi

18

Një studim i ri zbulon se thjesht rritja në një shtëpi me libra të shumtë rrit aftësinë në shkrim-lexim dhe aftësinë matematikore.

Pasja e një shtëpie të mbushur plot me libra, ka efekt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e fëmijëve tuaj, zbulon një studim i kryer me 160 mijë persona.

Një fëmijë që rritet në një shtëpi me të paktën 80 libra do të ketë më shumë aftësi në shkrim, lexim dhe matematikë, shkruan Po.Al.

Një bibliotekë në shtëpi mund të promovojë aftësitë e leximit dhe matematikës më shumë sesa edhe vete shkolla.

Rritja në një shtëpi që nxit dijen dhe të mësuarit, çon në një jetë të kërkimit të njohurive.

Familjet skandinave raportohet se kanë koleksionet më të mëdha të librave në shtëpi: 14% e norvegjezëve dhe 13% e suedezëve kishin mbi 500 libra në shtëpitë e tyre, zbuloi studimi./Po.al