Studimi frymëzues: Shqiptarët, më optimistët në botë

77

Nje sondazh i realizuar së fundmi ka zbuluar disa të dhena mjaft inkurajuase; atë se pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë optimist për 2019-ën.

71% e shqiptarëve mendojnë se 2019 do të jetë një vit më i mirë se 2018. Këtë e thotë “Gallup International” në “Indeksin e shpresës 2019”, një anketë që publikohet çdo vit. Por, nuk mbaron me kaq.

Rezultati më mbresëlënës është ai se, shqiptarët janë të parët në botë për nga optimizmi që kanë për 2019-ën. Norma e atyre që nuk janë optimist ndërkohë ndahet mes pesimistëve, 10%  dhe neutralëve 18%, ndërkohë që 1% nuk jep përgjigje.

Edhe në një tjetër drejtim, atë të pritshmërive për paqen në botë gjatë vitit të ardhshëm, shqiptarët janë në krye të listës, duke zënë vendin e 4-t në botë, me ata që mendojnë që bota do të jetë më paqësore në 2019 në 60%, dhe ata që mendojnë që jo, në 22%.