Studimi i ri/ Përfitimet shëndetësore që merrni nga shegët

23

Shegët janë një ndër frutat më të mira për shëndetin tonë, sidomos tani që kanë sezonin e tyre. Ato janë një burim i mirë i fibrave, i vitaminave C, K, B, si dhe mineraleve si kalcium, kalium dhe hekur.

Shegët gjithashtu kanë veprimtari antioksiduese tre herë më të lartë se ajo e verës së kuqe dhe çajit jeshil. Përmbajtja antioksidante e shegëve dhe lëngu i tyre mund të përmirësojnë gjithashtu performancën tuaj aerobike, nëse jeni atlet.

Shega ka dhe efekte anti-inflamatore. Hulumtimet kanë treguar se fruti ndihmon në luftimin e inflamacionit në zorrë. Një studim i vitit 2013 konsideroi efektin e konsumimit të 150ml lëng shege çdo ditë, për dy javë, te pacientët me hipertension dhe zbuloi se mund të ulë presionin e gjakut.

Një studim tjetër ka zbuluar se pirja e lëngut të shegës mund të përmirësojë rrjedhjen e gjakut në zemër te pacientët me sëmundje koronare të zemrës.Shega ka ndikim shumë pozitiv edhe në funksionimin e trurit, duke përmirësuar kujtesën.