Studimi i ri: Të kesh një motër të bën më të lumtur dhe më optimist

21

Të kesh një motër ose një vëlla është një nga gjërat më të bukura në jetë.Së fundmi, studimet e reja kanë zbuluar se personat që kanë një motër janë më të lumtur se sa ata që nuk kanë.

Hulumtimi u krye nga studiuesit e Universitetit De Montfort në Leicester dhe Universiteti Ulster në Irlandën e Veriut.Në këtë studim morën pjesë 570 persona midis moshës 17 dhe 25, të cilët u pyetën për sërë temash të ndryshme, përfshirë pyetjet psikologjike dhe për shëndetin mendor.

Studimi tregoi se të anketuarit që kishin një motër u inkurajuan të komunikojnë hapur për ndjenjat e tyre, gjë e cila u dha atyre një këndvështrim më pozitiv për jetën.Hulumtimi mbështetet edhe nga një studim i ngjashëm që u bë në vitin 2010 nga studiues të Universitetit Brigham Young në Utah.

Studimi i cili përfshinte 395 familje zbuloi se ata që kishin një motër, ishin persona më të dashur dhe më të lumtur. Megjithatë, ky studim tregoi që edhe vëllezërit sjellin veçori pozitive në familje.