Studim: Lëngu i qershisë ul tensionin e lartë

348

Një studim i Universitetit të Northumbrias në Angli ka dalë në përfundimin se lëngu i qershisë është shumë efektiv në uljen e tensionit të gjakut dhe largimin e sëmundjeve të zemrës.  Sipas ekspertëve, rreth 60 mililitra lëng qershie në ditë ul me 7% tensionin dhe me 38% rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Në studim u përfshinë 15 persona që ishin në fazat e para të tensionit të lartë. Atyre iu dhanë çdo ditë nga 60 ml lëng qershie të holluar me ujë dhe u vu re një rënie e lehtë e tensionit mesatar. Këtë efekt e shkakton prezenca e acideve fenolike që ndodhen në lëngun e qershisë.