Studimi/ Mandarinat, një ndër aktivitetet bujqësore më fitimprurëse në Shqipëri

20

Mbjellja e agrumeve dhe posaçërisht mandarinave është një aktivitet bujqësor fitimprurës, sipas vlerësimeve të ekspertëve.

Duke marrë në konsideratë një rendiment në vit normal në 50 tonë për hektarë dhe një çmim me shumicë 35-45 lekë për kilogram, të ardhurat bruto për hektarë janë 2.2 milionë lekë, duke e renditur atë në aktivitet me fitimprurëse në bujqësi.

Një studim i përgatitur nga ekspertët e Programit të Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar i financuar nga BERZH sugjeron se ngritja e plantacioneve të reja me agrume duke përdorur kultivarët më të kërkuar në treg paraqet veç të tjerash një hapësire të re për kreditim nga institucionet financiare.

Prodhuesi më i madh i agrumeve dhe mandarinave në vendin tonë është rajoni i Vlorës dhe zona e Konispolit, të cilat sigurojnë mbi 60 për qind të prodhimit vendas me një rendimet mesatar vjetor 40 mijë tonë. Nga viti 2005-2019 prodhimi i mandarinës në vend është 40 -fishuar. Investimet për zgjerimin e prodhimit duhet të marrin në konsideratë projekte të plota investimesh që nga mbjellja e pemëve, sistemi i ujitjes me pika dhe të ushqyerit e bimëve përmes sistemit ujitës.