STUDIMI me 2.5 milionë persona, njihuni me profesionet më të preferuara në botë

27

Teknologjia e informacionit është sektori ku të punësuarit janë më shumë të kënaqur. Këtë e thënë vetë ata sipas një studimi të fundit që ka përfshirë 2.5 milion të punësuar në më shumë se 1500 kompani në të gjithë botën.

Përgjatë gjithë vitit 2021 si sektori i softuer dhe ai i teknologjisë së informacionit kanë vazhduar të konsolidojnë pozicionet e tyre si më të preferuarat, duke u pozicionuar në vendin e parë dhe të dytë. Kjo performancë shpjegohet nga fakti se organizatat e sektorit të Softuare dhe IT promovojnë prej kohësh punën nga shtëpia dhe me shpërthimin e pandemisë u gjendën gati për skenarin e ri global.

Por nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën e punës: të punësuarit në këto sektore rezultojnë më të kënaqurit dhe për sa i përket realizimit personal, përshtatjes së strategjisë së biznesit nga ana e kompanisë si dhe përcaktimi i objektivave.

Në vend të tretë është sektori i shërbimeve tregtare, të ndjekur nga shërbimet profesionale dhe ato financiare.

Sektoret që po humbasin pikë në klasifikim janë ato të farmaceutikës, kujdesit shëndetësor dhe transportit, të cilët ishin dhe më të prekurit gjatë pandemisë.