Studimi: Ndalimi i duhanpirjes para operacionit, redukton rrezikun e ndërlikimeve

28

Të gjitha studimet thonë se ju duhet të hiqni dorë nga duhani, kjo për të mirën e shëndetit tuaj.

Personat që ndalojnë pirjen e duhanit, sikur edhe katër javë para një operacioni kirurgjikal, janë më pak të prirur të kenë ndërlikime pas operacionit, sipas një studimi të publikuar nga OBSH.

“Provat e reja tregojnë se duhanpirësit, që braktisin duhanin rreth katër javë ose më shumë para operacionit, rrezikojnë më pak që të kenë ndërlikime”, tha OBSH në një deklaratë.

Gjashtë muaj pas operacionit, këta njerëz shërohen më mirë se ata që nuk e kishin ndërprerë pirjen e duhanit.

Studimi i përbashkët i OBSH, i Universitetit të Newcastle, në Australi dhe i Federatës Botërore të Shoqërive të Anestezistëve (FMSA), tregon se duke filluar nga katër javë ndërprerje të pirjes së duhanit, çdo javë shtesë pa duhan e përmirëson me 19 % gjendjen shëndetësore të pacientit, falë qarkullimit më të mirë të gjakut