Studimi/ Një kafe para sportit djeg më shumë yndyrna

15

Konsumimi i një kafeje shumë të fortë para aktivitetit fizik rrit edhe më shumë djegien e yndyrnave, sipas një studimi nga Universiteti i Granadës, i botuar në “Journal of the International Society of Sport Nutrition”.

“Sidomos nëse e bëni këtë pasdite, efektet e kafeinës janë shumë më të dukshme sesa në mëngjes”, thekson studimi.

Sipas studiuesve, është e nevojshme të konsumohen tre miligramë për kilogram kafeinë.

Pjesëmarrësit në hulumtim ishin 15 burra me moshë mesatare 32 vjeç, të cilët përfunduan një seri testesh të bazuara në sforcimin fizik.

“Rezultatet e studimit tonë zbuluan se pirja akute e kafeinës 30 minuta para kryerjes së një prove ushtrimi aerobik rrit oksidimin maksimal të yndyrës gjatë stërvitjes”, shpjegon Francisco José Amaro-Gahete, nga Departamenti i Fiziologjisë i universitetit spanjoll.

Studiuesit vunë në dukje se kishte një ndryshim ditor në oksidimin e yndyrës gjatë stërvitjes, me vlera më të larta pasdite, sesa në mëngjes.

Këto rezultate, sipas studiuesve, tregojnë gjithashtu se kafeina rrit oksidimin e yndyrës gjatë sporteve në mëngjes në një mënyrë të ngjashme me atë të vërejtur pa marrjen e kafeinës pasdite.