Studimi/ Njerëzit e sjellshëm kanë trurin më të shëndetshëm, janë më të zgjuar dhe i bëjnë të tjerët të lumtur

29

Njerëzit e sjellshëm kanë trurin më të shëndetshëm.

Sipas hulumtimeve të bëra nga neuroshkencetari i njohur Richard Davidson, mirësia e bën trurin të shëndetshëm. Mësimi i fëmijëve dhe adoleshentëve të jenë të sjellshëm mund të rrisin performancën e tyre akademike dhe mirëqenien emocionale.

Ata kanë aftësi të mëdha emocionale dhe sociale.

Thjesht të kesh një IQ të lartë nuk do të thotë që je gjeni. Të kuptuarit e të tjerëve dhe të kesh empati është në të vërtetë më e rëndësishme.Është vërejtur që inteligjenca emocionale është më e fuqishme sesa inteligjenca e përgjithshme. Njerëzit e sjellshëm i kuptojnë mirë emocionet dhe, si rezultat, janë në gjendje të lidhen me të tjerët dhe veten e tyre me lehtësi.

Ata mendojnë thellësisht për veprimet dhe pasojat e tyre.

Dëgjimi i të tjerëve dhe dëshira për të bashkëpunuar është diçka që bëjnë njerëzit me një inteligjencë të lartë emocionale. Njerëzit e mirë janë gjithashtu më të mirë në vendimmarrje, pasi ata janë në gjendje të parashikojnë emocionet dhe sjelljet e njerëzve të tjerë.

Ata e bëjnë botën një vend më të mirë.

Nuk kushton asgjë për të qenë i sjellshë , por aktet e vogla të mirësisë shkojnë shumë përpara! Edhe pse dikush mund të ndihmojë të tjerët pa dashur të marrë asgjë mbrapa, ai sjell dobi për të dy personat e përfshirë. Sipas një studimi, “shkëlqimi i ngrohtë i mirësisë” është i vërtetë dhe aktivizon rrjetin e shpërblimeve të trurit tonë, duke na bërë të ndjehemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur.

Ndoshta është më e lehtë të ktheni sytë nga gjithçka dhe të kujdeseni vetëm për veten tuaj. Duhet guxim dhe një zemër e madhe për të marrë kohë për të ndihmuar të tjerët. Të qenit i mirë nuk është të  qenit i dobët, kjo është ajo që bota jonë ka nevojë sot në mënyrë të dëshpëruar. Thirrni gjyshërit tuaj, pyesni një mik të vjetër se si po ja kalojnë. Trajtoni të tjerët se si dëshironi të trajtoheni!

A jeni dakord se mirësia dhe inteligjenca rrjedhin së bashku? Çfarë  bëni për të bërë të tjerët të lumtur?