Studimi/ Përse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër?

84

Shumë njerëz mund të kenë varësi nga kafeja dhe nga kjo mund të përfitojnë. Kafeja ndihmon në funksionimin e rregullt të metabolizmit tuaj dhe ju bën më efektivë fizikisht.

Studimet kanë treguar se pirja e kafesë mund të ndihmojë metabolizmin tuaj dhe t’ju ndihmojë të digjni yndyrë në një mënyrë më të shpejtë duke ndikuar pozitivisht në humbjen tuaj të peshës, ne rritjen e perqendrimit etj.

Kafeina e bën këtë duke stimuluar sistemin tuaj nervor. Gjithashtu është vertetuar se kafeja  përmirëson performancën atletike gjatë stërvitjes. Vetëm këto dy arsye të mrekullueshme jane të mjaftueshme për të pirë kafe më shumë, thone studiuesit, sidomos para se të shkoni në palestër, por pa e tepruar.