Studimi: Pse arrat janë super të shëndetshme, efektet e tyre

27

Arrorët janë plot me yndyrna të shëndetshme dhe konsiderohen si disa nga ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumoni.

Ato janë një meze e lehtë dhe perfekte në rastet kur ndiheni të uritur. Një studim i kohëve të fundit në të cilin AgroWeb.org mbështetet, tregon se një arsye se përse duhet t’i konsumoni, veçanërisht nëse jeni në një moshë të madhe, është sepse ato ofrojnë vlera të pazëvendesueshme për shëndetin.

Gjatë studimit ekspertët zbuluan edhe një të dhënë mjaft interesante! Ata vunë re se në grupin e arrorëve, një prej tyre ofronte vlerat më të mëdha.

Çfarë zbuloni studimi

Gjatë studimit rreth rrezikut që të rinjtë dhe të moshuarit kanë për sëmundjet koronare, u zbulua se tek personat që konsumonin mesatarisht 35gr arra çdo ditë, ky rrezik ishte më i ulët.

Për më tepër ata zbuluan se individët që hanin rregullisht arra që nga koha kur ishin më të rinj, bënin aktivitet fizik dhe ushqeheshin shëndetshëm, kishin më pak gjasa të ishin të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës në moshë madhore.

Studiuesit shpjegojnë se arrat përmbajnë omega-3, të cilat janë yndyrna anti-inflamatore që janë të lidhura me shëndetin e mirë të zemrës.

Për më tepër, ato ofrojnë edhe një dozë të mirë të fibrave, të cilat ndihmojnë duke mbajtur nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak dhe duke ju mbajtur të ngopur për orë të tëra.

Nëse dëshironi të filloni të shihni përfitimet e arrave, atëherë ekspertët këshillojnë t’i konsumoni çdo ditë duke i kombinuar me boronicat e thata dhe drithërat tuaja të preferuara.

Zakonet e shëndetshme që lidhen me të ngrënit, të mësuara herët në jetë, kanë tendencë të qëndrojnë me ju ndërsa rriteni.

Nëse jeni mësuar të rrëmbeni një grusht arra për një meze të lehtë kur ju merr uria, ka të ngjarë të vazhdoni ta ruani këtë model edhe në moshë të rritur dhe të korrni përfitime të shumta për shëndetin.