Pasioni për kërcimin bashkon të gjitha moshat dhe disa studime shkencore konfirmojnë se kërcimi është i mirë pasi përmirëson gjendjen emocionale, ul stresin dhe parandalon sëmundje të tilla si Parkinson dhe demencë shumë më tepër se aktivitetet e tjera fizike dhe mendore, përfshirë çiklizmin, golfin, notin, leximin dhe tenisin, shkruan focus.it..
Kjo dëshmohet edhe nga një studim i botuar në ”New England Journal of Medicine”, autorët e të cilit ia atribuojnë fuqinë e kërcimit faktit se kërcimi përfshin si përpjekje mendore ashtu edhe ndërveprim social.
Vallëzimi, në fakt, kërkon aktivizimin e neuroneve motorike, pra të neuroneve që kontrollojnë muskujt. Kjo vlen për çdo lëvizje, por në vallëzim qelizat e trurit “ndizen” në harmoni me ritmin.
Studiues nga Universiteti i Oslos kanë zbuluar se, duke dëgjuar një këngë, por edhe rrahjen e një metronomi, ne tundim kokën në mënyrë të pavullnetshme 7 milimetra çdo sekondë dhe kjo ndodh pavarësisht moshës dhe gjinisë.