Studimi: “Terapia blu”, ilaç për shpirtin, trurin dhe shëndetin tonë fizik

12

Shëtitjet e shkurtra dhe të shpeshta pranë hapësirave blu, siç janë plazhet, liqenet, lumenjtë ose burimet, mund të kenë një efekt pozitiv psikologjik, sipas një studimi të ri nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global, i botuar te “Hulumtimet Mjedisore”.

Studimi përdori të dhëna nga 59 të rritur.

“Ne kemi vërejtur një përmirësim të dukshëm të mirëqenies dhe gjendjes shpirtërore menjëherë pas një shëtitjeje pranë një hapësire ​​blu”, vëren Mark Nieuwenhuijsen, koordinator i studimit.

Pas një shëtitjeje të shkurtër në plazh, pjesëmarrësit raportuan përmirësime të humorit, gjallërisë dhe shëndetit mendor.

Studiuesit nuk kanë identifikuar ndonjë përfitim të shëndetit kardiovaskular, megjithëse besojnë se kjo mund të jetë për shkak të mënyrës së projektimit të studimit.