Studimi: Zbuloni se cila është ngjyra e preferuar e njerëzve

18
Girl watching the stars. Stars and galaxy are my astronomy work.

A e dini se cila është ngjyra e preferuar e njerëzimit?

Mesa duket, të gjithëve u pëlqente bluja.Studimet që në vitin 1941 treguan se nuancat e kaltra ishin më të preferuarat.

Këtë vit madje, ngjyra më e preferuar në botë u deklarua si një nuancë e veçantë e blusë jeshile bazuar në një sondazh me 30,000 persona në 100 vende të ndryshme të botës.

Ne e lidhim blunë kryesisht me qiellin dhe ujin duke e ngritur preferencën mesatare për blunë më lart se pjesa tjetër e ylberit të ngjyrave.

Ashtu si bluja del gjithmonë në krye në sondazhe, ngjyrat e verdha të errëta pothuajse gjithmonë përfundojnë në fund. Studimi ka zbuluar gjithashtu se preferencat e ngjyrave ndryshojnë në varësi të kohës së vitit, të lidhura me ndryshimin e stinëve.