Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit i zgjedhin instinktivisht makinat në varësi të personalitetit të tyre

7

Kështu, nëse ventilatori i radiatorit është i madh dhe nëse dritat janë të ngushta, atëherë personi që e zotëron është dominant dhe agresiv, ndërsa nëse xhamat e makinës janë të mëdha dhe të harkuara, atëherë pronari ka shumë gjasa të jetë njeri gazmor dhe i lumtur. Përfundimet mund të hedhin dritë në shumë fakte që lidhen me sjelljen në rrugë, si për shembull përse disa shoferë reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj makinave përreth tyre dhe përse disa automjete marrin reagime të shumta në rrugë. Makina të caktuara kanë tipare të veçanta që lidhen me personalitetin e pronarëve. Makina të tipit “Chrysler Crossfire”, “BMW 645ci” dhe “VW Sharan” janë kategorizuar si makinat më të “inatosura”, ndërsa “Daihatsu Cuore”, një makinë japoneze, cilësohet si makina më e trishtuar. Automjetet e bëra nga prodhuesi gjerman “Maybach”, shihen si më luksozet së bashku me “BMW 3”, “BMW 5” dhe “BMW 645ci”. Modeli i ri “Nissan Micra” është quajtur si makina më e nënshtruar, ndërsa “Toyota Aygo” cilësohet si makina më fëmijërore. “Volkswagen Beetle” është makina më e lumtur, ndërsa “Mercedes E Class” shihet si makina më nervoze. Një studim i Universitetit të Vjenës ka arritur në përfundimin se cilësitë e makinave kanë shumë lidhje me karakteristikat e pronarit. Kërkuesit intervistuan persona që përdornin makina dhe vunë re se tiparet e tyre të jashtme, por edhe ato të brendshme, ishin të ngjashme me pamjen e makinës. Drejtuesja e studimit, Sonja Uindhanger, një antropologe, shprehet se ata kanë arritur të bëjnë një lidhje mes tipareve të fytyrës së pronarëve dhe makinave që ata kanë përzgjedhur. Mendohet se personat që ngasin makina të tipit “Maybach” dhe “BMW 645ci” janë persona mbizotërues, ata që zotërojnë “Chrysler 300C” janë shumë mashkullorë, “Nissan Micra” përmban në vetvete tipare femërore, “Toyota Aygo” shihet si makinë shumë fëmijërore, “Daihatsu Cuore” dhe “Kia Picanto” janë makinat më të trishtuara, ndërsa makinat më të lumtura janë “Volkswagen Beetle” dhe “Mini Cooper”. Një tjetër studim në San Diego, që e lidh makinën me jetën personale, zbuloi se ata që zotërojnë një “Porsh” kanë shumë mundësi të jenë të suksesshëm, ndërsa ata që përdorin “Hondat” janë tipa praktikë. Sipas raportit, rreth 13 për qind e atyre që përdorin “Chevrolet” nuk përdorin internetin, ndërsa 3 për qind e atyre që janë pronarë të “Hondave” janë shumë prapa në lidhje me arritjet teknologjike. Këta të fundit janë persona pragmatikë dhe të edukuar mirë, 70 për qind e tyre zotërojnë një diplomë universiteti krahasuar me 35 për qind të pronarëve të “Chevrolet” dhe 45 për qind të atyre që përdorin “Fordin”.

Sipas teorisë më të fundit të psikologjisë, të gjithë meshkujt janë të fiksuar pas numrave. Po të shihni me kujdes çdo model makine, ka nga një numër që sa më i lartë të jetë, aq më moderne duket makina. Nga ana tjetër, duhet t’ju ketë rastisur patjetër dikush që di përmendësh të gjithë parametrat e makinës së tij, kjo është një tjetër provë se meshkujt janë vërtet të dhënë pas numrave. Një tjetër arsye është se numrat e lehtësojnë shumë krahasimin mes makinave, duke kënaqur kështu dëshirën e meshkujve për të qenë mbizotërues. Sipas psikologëve, një makinë e re simbolizon gjithashtu edhe një sukses të arritur së fundmi. Ata që ngasin 4×4, në mënyrë sekrete do të dëshironin të ishin drejtues të ndonjë tanku. Këto makina janë të projektuara për të ngjitur terrene të vështira, fakt që i përcjell shoferit një ndjesi trimërie dhe zotërimi. “Mos më zër rrugën” është fjala më e përdorur nga ata që zotërojnë një 4×4, psikologët e shpjegojnë këtë si dëshirë të këtyre personave për të dalë mbi të gjithë. Shpjegimi psikologjik për pronarët e makinave sportive është akoma më interesant. Ata janë njerëz që nuk kanë shumë miq dhe që nuk u pëlqen të jenë shumë të shoqërueshëm, kjo është edhe arsyeja përse ngasin një makinë me një vend të lirë. Zotëruesit e makinave sportive mund të jenë beqarë ose mund të kenë një grua që i ka braktisur. Psikologët shprehen se nuk duhet anashkaluar fakti që makinat konsiderohen prej shumë njerëzve si një mjet i mirë për të qenë të dëshirueshëm. Ata që kanë makina të bukura pranojnë se e kanë pasur më të lehtë të krijojnë marrëdhënie seksuale me femra edhe të panjohura.

Një studim i Universitetit të Vjenës ka arritur në përfundimin se cilësitë e makinave kanë shumë lidhje me karakteristikat e pronarit.

Sipas raportit, rreth 13 për qind e atyre që përdorin “Chevrolet” nuk përdorin internetin, ndërsa 3 për qind e atyre që janë pronarë të “Hondave”, janë shumë prapa në lidhje me arritjet teknologjike

Makina të tipit “Chrysler Crossfire”, “BMW 645ci” dhe “VW Sharan”, janë kategorizuar si makinat më të “inatosura”, ndërsa “Daihatsu Cuore”, një makinë japoneze, cilësohet si makina më e trishtuar. Makinat më të lumtura janë “Volkswagen Beetle” dhe “Mini Cooper”

Referenca: gazeta-shqip.com