Dua Lipa dhe Bebe Rexha duket se do ta mbyllin në mënyrën më të mirë 2018. Këngëtaret me origjinë shqiptare janë nominuar për çmimet Grammy në kategorinë, “Best New Artist”, ose artistja më e mirë e re.
Mes spekulimeve mediatike për një garë mes tyre apo aludimeve për fituesen, për vajzat duket kjo pjesë ka pak rëndësi. Ato janë përlotur në momentin kur kanë marrë lajmin.
Të dyja këngëtaret kanë komplimetuar njëra tjetrën në rrjetet respketive Instagram, duke treguar edhe miqësinë e ngushtë mes tyre. Dua ndërkohë ka marrë një tjetër nominim, ku garon me “Electricity” për cmimin kënga më e mirë Dance.
Ceremonia do të mbahet më 10 Shkurt të vitit të ardhshëm, më pritshëmri të larta nga artistët, por edhe me surpriza për shumë prej garuesve.