‘Supergjyshja’ hidhet me parashutë në moshën 102 vjeçare për bamirësi

123

Të hidhesh me parashutë nuk është aktiviteti që mund të mendohet për një të moshuar 102 vjeçare.

Por, australiania Irene O’Shea e ka bërë vërtet një gjë të tillë. Ajo është hedhur nga një lartësi më shumë se 4 mijë metra.

“Super gjyshja” ka arritur kështu një rekord të ri dhe këtë e ka bërë për bamirësi. Ajo do të mbledhë fonde për kurimin e sëmundjes së motoneuronit, nga e cila vdiq e bija.

102 vjeçarja u hodh nga një lartësi 4.300 metrash në qiejt e Australisë jugore. Ajo u ul në tokë duke thën: “Gjithçka është normale, asnjë problem. Ishte zbavitëse”.

Në të vërtetë, kjo nuk ishte herar e parë që Irene provonte emocionet e parashutës. Ajo kishte festuar 100 vjetorin e lindjes së saj duke u hedhur me parashutë dhe pas dy vitesh vendosi të ripërsërisë eksperiencën.

Me këtë hedhje, Irene theu çdo rekord, duke u bërë kështu personi më i moshuar që hidhet me parashutë.

“Koha ishte e qetë por bënte shumë ftohtë”. E moshuara u hodh me parashutë për të mbledhur fonde në favor të “Motor Neurone Disease Association of South Australia”, pasi ka humbur të bijën për shkak të sëmundjes së motoneuronit dhe që atëherë ka ndihmuar gjithnjë ata që vuajnë nga kjo patologji.