Superjahti më i madh me vela në botë mbërrin në brigjet e Durrësit

14

Superjahti më i madh me vela në botë ka mbërritur në brigjet e Durrësit. “Black Pearl” u ndërtua në vitin 2017.

Jahti me vela 106,7 metra me tre shtylla, Black Pearl është ndërtuar nga Oceanco dhe iu dorëzua pronarit të saj në 2018. Ai është rezultat i një dizajni evolucionar nga Ken Freivokh Design, Nuvolari Lenard dhe “Villate Design”.

Pavarësisht strukturës së madhe, disa ekspertë e konsiderojnë këtë të fundit më tepër një jaht motorik me vela sesa një anije me vela.

Që nga fillimi i vitit 2019, “The Black Pearl” ka mbledhur çmime si “Jahti më i mirë lundrues prej 60 metrash e lartë”, në World Superyacht Awards, si dhe çmimin “Arkitektura më e mirë detare për lundrim për jahtet”.