Suzana Shimaj, model për nxënësit dhe mësuesit e rinj

4

Mësuese Suzana Shimaj nga Vau i Dejës sapo ka dalë në pension pas një karriere të gjatë si mësuese e lëndës së fizikës, së fundmi në shkollën 9-vjeçare “Gjon Ndoci” të këtij qyteti.

Për vite të tëra ajo u përkushtua që nxënësit e saj ta mësonin lëndën e fizikës me shumë dëshirë, duke përfaqësuar kështu modelin më të mirë jo vetëm për nxënësit, por edhe për kolegët dhe mësuesit e rinj, veçanërisht në drejtim të metodave të mësimdhënies dhe komunikimit korrekt e miqësor me të gjithë.

/ata.gov.al