‘Swedish Nomad’: Ja 15 plazhet më të bukura në Shqipëri që duhen vizituar patjetër

167

Me hapa të shpejtë, Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët që fillojnë që tani kërkimet se ku do i kalojnë pushimet e verës. Revista prestigjioze Suedish Nomad na paraqet jo një por 15 plazhe mahnitëse në vendin tonë, disa prej të cilave ndoshta nuk i dinim as vetë, kjo për shkak se mund ti kemi vënë ndonjë emër tjetër.

Në artikull përveç fotove me 15 plazhet, thuhet se bregdeti shqiptar është fantastik, plazhet janë të pastra dhe shumë gjire janë të virgjër, që padyshim kanë tërhequr turistët dhe interesi i tyre rritet çdo vit.

“Riviera shqiptare është shtëpia e bukurisë natyrore dhe për ta bërë më të lehtë planin që ke këtë verë, ju tregojmë 15 plazhet më të mira të cilat patjetër duhen vizituar këtë verë”. Ju prezantojmë plazhet si më poshtë:

Plazhi i Gjipes: Është vërtetë një parajsë. Vizitorët mund të shkojnë atje me makinë dhe të zbresin më pas për tu afruar në breg me këmbë por mund të shkojnë edhe me varkë. Atje ka shkëmbinj të bardhë, që të jep përshtypjen se ndodhesh në një ishull dhe jo thjesht në një plazh normal. Uji i detit në plazhin Gjipe është si kristali, dhe ngjyrat e natyrës, pemët, uji e shkëmbinj krijojnë një kombinim perfekt. Aventurierët mund të eksplorojnë aty pranë sepse ja vlen.

Plazhi Grama:  Njihet si një nga plazhet më të bukur në Shqipëri. Plazhi Grama  në Vlorë është shumë i famshëm dhe mund të shkosh atje me një udhëtim të këndshëm drejt Vlorës. Në Grama shkohet me varkë, por kush ka dëshirë aventurën mund ta marrë edhe në këmbë, por nuk i thonë pak, plot 7 orë.  Atje lejohesh të bësh kamping, por sigurohu të kesh marrë me vete ushqim dhe ujë, sepse plazhi Grama është disi i izoluar dhe nuk ka shërbim.

Plazhi i Dhërmiut. E kush nuk e njeh plazhin e Dhërmiut, që njihet për ujin e pastër dhe jetën e natës. Aty ku të rinjtë që nuk shkojnë për të fjetur, festojnë në breg të detit, por edhe në klube aty pranë, me muzikë deri në orën e lejuar. Shumë turistë nga vendet skandinave e kanë zgjedhur prej kohësh këtë plazh. Është një nga plazhet më të frekuentuar në të gjithë Shqipërinë.

Plazhi Drimadhes. Ndodhet shumë pranë plazhit të Dhërmiut, edhe këtu ka shumë rini dhe uji është kristal dhe atmosfera është cool deri në mbrëmje vonë.

Plazhi Livadhi: Nëse je në Himarë, mos harro të shkosh edhe tek plazhi i Livadhit, është një nga plazhet më të bukura në këtë rajon dhe është bërë i famshëm për ujërat e thella blu, si dhe për pemët e ullirit përreth.

Plazhi është i ndarë në dy pjesë, Gonia (Veri) dhe Apelistra (Jug). Gjatë verës, vizitorët gjejnë gjithçka, duke përfshirë restorantet, kafenetë dhe aktivitete sportesh ujore.

Plazhi i Borshit: Një nga plazhet me vijën bregdetare më të gjatë në Detin Jon, Borshi është i famshëm për plazhin e me ujë të kristaltë dhe bukurinë natyrore. Plazhi është 7 km i gjatë dhe ende nuk është prekur nga turizmi masiv. Mund të shkoni fare lehtë nga Saranda dhe Himara me autobus, taksi apo makinë

Plazhi i Lukovës: Plazhi i Lukovës është një nga plazhet më të famshme shqiptare përgjatë Rivierës, dhe me të vërtetë është një nga plazhet më të mira në Shqipëri. Është i rrethuar nga gjelbërimi dhe uji kristal.

Plazhi Pulëbardha: Një plazh i bukur në mes të Sarandës dhe Ksamilit. Është e vendosur në veri të Ksamilit, dhe në shqip, njihet si “Plazhi i Pulëbardhës”.

Plazhi Mango:  Një plazh shumë i famshëm në Sarandë që i ka të gjitha ato që duhen për pushime sa më të mira. Saranda është vendi ku ja vlen të eksplorosh. Ka shumë hotele dhe restorante, ku shërbimet kanë çmime të ndryshme.

Pasqyrat

Ksamili

Palasë

Durrës

Plazhi Jalë

Rana e hedhur./ Artikulli origjinal këtu