Syri i Kaltër merr statusin Park Natyror, sipërfaqja e zonës së mbrojtur rreth 290 hektarë

112

Në ditët në vijim, Syri i Kaltër merr statusin #ParkNatyror duke zgjeruar sipërfaqen e zonës së mbrojtur në rreth 290 hektarë.

Gjithashtu, sezoni i ri e gjen perlën turistike me një infrastrukturë të denjë për imazhin turistik të vendit tonë.

Syri i Kaltër është shpallur monument i natyrës, dhe ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër.

Është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. Ka një thellësi më shumë se pesëdhjetë metra. Disa zhytës kanë zbritur deri më pesëdhjetë metra, por është ende e paqartë se cila është thellësia e saktë e vrimës karstike. Nga thellësia e burimit dhe veçantia e vrimës karstike uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit.