Tabela/ Ja sa është masa e bursë për nxënësit e gjimnazeve dhe kriteret për të përfituar

267

Nxënësit e arsimit parauniversitar që ndjekin studimet më kohë të plotë në institucionet arsimore publike mund të përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera. Vendimi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është botuar në ‘Fletoren Zyrtare’, ku sipas tij përfitimi i bursave do të bëhet mbi bazën e disa kritereve. Më konkretisht, sipas:

  • Kriterit ekonomik
  • Rezultateve të arritura
  • Jashtë kriterit ekonomik
  • Sipas degëve të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm

Bursat e nxënësve për vitin e parë shqyrtohen dhe miratohen nga këshilli bashkiak sipas vendbanimit të përhershëm të nxënësit, ndërsa në rastet shkollave profesionale për vitin e dytë ndarja bëhet sipas vendodhjes territorial të shkollave.

Më tej, referuar vendimit Njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, detyrimisht, duhet t’u dërgojnë zyrtarisht, jo më vonë se data 31 janar 2019, drejtorive të shkollave profesionale për arsimin profesional dhe drejtorive rajonale arsimore/zyrave arsimore vendimet për dhënien e bursave, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës. Njëkohësisht, vendimi përfshin edhe kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte.