Tabela/ Nga gjeneralët tek ushtarët, ja sa do të rriten pagat e ushtarakëve

169

Buxheti i Mbrojtës për vitin 2019 është 22 miliardë Lekë, dhe përbën një rritje prej më shumë se 10 %  krahasuar me këtë vit

Në Projektbuxhetin për vitin 2019 është planifikuar një rritje pagash për ushtarakët, që nga ushtari deri tek gjenerali me gradën më të lartë. Rritja e pagave të tyre do t’i kushtojë shtetit në një vit rreth 250 milionë lekë.

Pagat e ushtarakëve, do të pësojnë rritje që e çojnë rrogën më të lartë për nënoficerët në 67 mijë lekë, për oficerët 94 mijë lekë, ndërsa për ushtarët rroga maksimale do të jetë 46 mijë lekë në muaj. Ndërsa rroga e nje gjenerali me tre yje, apo e admiralit në flotën ushtarake do të jetë 178 mijë lekë.