Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit mbështet Ministrinë e Kulturës në Fushatën Kombëtare të Leximit nën moton “Takohemi për një Libër”. Kjo fushatë leximi synontë orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit. Gjatë muajit tetor i gjithë vendi do të përfshihet në veprimtari të programuara jo vetëm nga Ministria e Kulturës, por edhe nga të tjera institucione të artit, kulturës dhe edukimit.