“Lojtari i ri më i mirë” është një çmim personal që jepet në fund të çdo Kampionati Europian e në listën e pretendentëve është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares tonë dhe të Napolit, Elseid Hysaj. 22 vjetari shihet si një nga pikat më të forta të Kombëtares tonë e si një lojtar premtues për të ardhmen.
Pretendentë për këtë çmim në këtë kampionat janë të gjithë ata lojtarë pjesëmarrës të lindur pas vitit 1994. Hysaj do të konkurrojë me emra të tillë si Antoni Martial, Kingsli Koman, Marcus Rashford, Raheem Sterling etj, lojtarë që luajnë në klubet më me famë në Europë.
Ndërkohë që në komisionin e ngritur nga UEFA për të vendosur mbi çmimin do të gjykojnë emra të njohur të botës së futbollit si Sir Alex Ferguson, Alen Zhires dhe Joan Lupescu.