Tashmë edhe certifikata e gjendjes gjyqësore gjenerohet online

443

Nëse deri më sot keni pritur për një kohë të gjatë që të merrni një certifikatë të gjendjes suaj gjyqësore, të nevojshme për të marrë shërbimet publike, kjo merr fund njëherë e mirë.

Certifikata e gjendjes gjyqësore që më parë kërkohej për të përfituar dhjetëra shërbime nga ana e Ministrisë dhe institucioneve të saj të varësisë, tashmë nuk kërkohet më në asnjë aplikim, duke u marrë në kohë reale, automatikisht nga sistemi online.

Ministria e Drejtësisë, në kuadër të reformës së derregullimit, që nga data 1 tetor, ka eliminuar 46 dokumente të ndryshme, të cilët pas një verifikimi tërësor u gjykuan të tepërt, të mbivendosur apo të gjenerueshëm automatikisht nga institucioni, pa kohë pritjeje dhe pa kosto shtesë për qytetarin.