Tashmë edhe jastekë inteligjent që eliminojnë zhurmat

84

Netët pa gjumë pranë partnerit gërhitës mund të jenë vetëm një kujtim i keq i së kaluarës, pasi studiuesit e Northern Illinois University kanë shpikur një jastëk inteligjent, që eliminon zhurmat dhe përdor inteligjencën artificiale për të bërë ndryshimin e gërhitjes gjatë natës.

Studiuesit nuk janë të parët që përpiqen të përdorin teknologjinë e eliminimit të zhurmave, por sistemet e mëparshme e kanë instaluar atë brenda krevatit apo batanijeve.

Pajisja e re është e integruar direkt në jastëk dhe sistemi i eliminimit të zhurmave punon duke zbuluar tingujt dhe duke prodhuar valë zanore me amplitudë të barabartë për t’i bllokuar ato.

Një mikrofon “referencë” mbledh tingujt gërhitës, ndërsa dy mikrofona marrin zhurmat e ambientit. Kështu, një filtër përshtatës krijon një sinjal të përshtatshëm kundër zhurmës, i cili pastaj riprodhohet nëpërmjet dy altoparlantëve në jastëkun e përdoruesit.

Nivelet e zhurmës rreth 35 decibel janë të mjaftueshme për të prishur cilësinë e gjumit.