Tashmë është zyrtare! Greqia njeh patentat shqiptare, voton parlamenti

70

Parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Nje lajm i mire ky për të gjithë shqiptarët që udhëtojne drejt vendit fqinj me automjetet e tyre, pa pasur nevojë të pajisen me leje ndërkombetare drejtimi.

Marrëveshja e firmosur që në 11 maj 2018, pjesë e paketës së çështjeve të pazgjidhura Shqipëri-Greqi, i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë dhe grekë.

Marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave, duke kursyer 700 euro për qytetarët shqiptarë.