Tashmë mund t’i fshini mesazhet e dërguara në Messenger

95

Facebook sjell mundësinë për të fshirë një mesazh që e keni çuar dhe më pas jeni penduar.

Duke nisur nga sot, opsioni “Remove” do të jetë disponueshëm për të gjithë, duke ju dhënë mundësinë të fshini një mesazh të dërguar, si në biseda individuale, ashtu edhe në grupe.

Megjithatë, keni vetëm 10 minuta kohë nga momenti që e dërgoni një mesazh për ta fshirë atë.