Tatimet aktivizojnë “chat”-in me biznesin

323

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vënë në dispozicion të komunikimit me tatimpaguesit një seri mjetesh, ku së fundmi ka aktivizuar versionin chat për sqarim në kohë reale. Ky shërbim u ofrohet bizneseve në web-in zyrtar, www.tatime.gov.al dhe secili nga të interesuarit mund të logohet për të marrë info në kohë reale.

Logimi në chat kërkon një emër dhe një adresë email-i dhe çdokush, individ apo biznes, mund të drejtohet me pyetje rreth paqartësive që ka me legjislacionin tatimor dhe nga ana tjetër, operatorët tatimorë aktivizohen në kohë reale.

Infrastruktura e tatimeve në ndihmë të sqarimit të bizneseve është përmirësuar dukshëm së fundmi. Në shërbim të këtij procesi, tatimet zhvilluan anketa të posaçme me bizneset, duke marrë në konsideratë kërkesën që kishin ata për shërbimin e konsulencës.

Në shkurt fillon shërbimi i call center, ku bizneset me telefon nga zyra mund të pyesin në çdo kohë operatorët që do të sqarojnë për llogari të tatimeve.

Komunikimi në distancë i administratës tatimore me biznesin i ul kostot për të dyja palët dhe ul shanset për korrupsion.

Burimi: Revista Monitor