Të ardhurat në Portin e Durrësit në janar-shtator, 6% më të larta se vitin e kaluar

10

Mirëmenaxhimi, ulja e shpenzimeve dhe efikasiteti i shfrytëzimit të sipërfaqeve portuale, janë disa prej indikatorëve që kanë ndikuar në qëndrueshmërinë ekonomiko-financiare të Autoritetit Portual Durrës, gjatë periudhës janar-shtator 2023.

Referuar raportit ekonomiko financiar, Divizioni i Financës dhe Marrëdhënieve Tregtare thekson se për muajin shtator kemi tejkalim të realizmit të planit të të ardhurave me 12%, kjo si rezultat i rritjes së volumeve të përpunimit të konteinerëve dhe auto konteinerëve, impakt i cili është reflektuar dhe në totalin e periudhës 9-mujore me 3% rritje.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, të ardhurat për muajin shtator janë realizuar 21% më shumë, ndërsa për periudhën janar-shtator 2023 të ardhurat rezultojnë 6% më të larta.

243 anijet tregtare të akostuara në terminalet portuale kanë transportuar afro 2.7 milionë tonë mallra gjenerale, rifuxhio dhe me kontejnerë.

Terminali i Konteinerëve ka pasur ecurinë më pozitive, duke përpunuar 30% më shumë njësi kontejnerike ose 21 % më shumë mallra fizike se janar-shtatori i 2022.

Pozitive ka qenë ecuria për sektorin e udhëtarëve, të cilët kanë zgjedhur transportin detar për të hyrë apo dalë nga vendi ynë, ku sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar 700,250 pasagjerë ose 5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

/ata.gov.al