Të ardhurat nga doganat, 2.2 miliardë më shumë se 3-mujori 2023

22

Të ardhurat e mbledhura nga administrata doganore përgjatë 3 muajve të parë të vitit 2024, llogariten 50 miliardë lekë ose 2.2 miliardë lekë më shumë se 3-mujori 2023.

Referuar statistikave të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat nga TVSH në import për 3-mujorin rezultojnë 34.3 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë ose 4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndërkohë të ardhurat nga akciza, janë realizuar në masën 13.1 miliardë lekë, 1 miliardë lekë ose 8.3% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, si dhe 329 milionë lekë ose 2.6% më shumë se plani i akcizës për 3-mujorin 2024.

Sipas MF-së, rënie kanë regjistruar të ardhurat nga renta minerare në eksport, që janë realizuar në vlerën 722 milionë lekë, 105 milionë ose 12.7% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 2 miliardë lekë, 10 milionë lekë ose 0.5% më shumë se 3-mujori 2023.

/ata.gov.al