Të dielën mos ik nga Tirana! Ju presin mbi 50 aktivitete, lojëra dhe muzikë

100

Të dielën e 17 marsit, lëreni makinën në shtëpi, merrni fëmijët e shoqërinë dhe bashkojuni festimeve që Bashkia e Tiranës ka organizuar me rastin e Ditës së Verës.

Një atmosferë festive e mbushur me më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që 17 marsin ta shpallë ditë pa makina, duke e kthyer bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pedonale për shëtitje.

Prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të gjithë qytetarët, e sidomos fëmijët, do të mund të kalojnë një ditë të paharruar, duke shijuar aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, por edhe duke u bërë pjesë e tyre.

Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive.

Kështu, në sheshin “Skënderbej” festimet do të nisin në orën 09:00 me Panairin e Gjelbër, ku nxënësit e shkollave të kryeqytetit do të sjellin punimet e tyre me temë mjedisin, dhe më pas do të mbjellin 300 fidanë lulesh.

Paralelisht, në zona të ndryshme të sheshit “Skënderbej” do të jetë edhe këndi i pediatrit, këndi i gatimit, si dhe këndi i pikturës.

Sakaq, për fëmijët do të organizohen lojëra të ndryshme popullore. E kur flitet për lojërat, me rastin e festimeve për Ditën e Verës, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të funksionojë si një zonë për lojërat e dikurshme të rrugës.

Për më të rriturit, në mesditë do të show-n me motorra në sheshin “Nënë Tereza”, duke pasuar më pas në orën 14:00 me një koncert me këngëtarët më në zë.

Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

Ja kalendari i plotë i aktiviteteve për Ditën e Verës:

SHESHI SKENDERBEJ

-ORA 09:00 PANAIRI I GJELBER

-ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike

– Shkolla të ndryshme të Tiranës

– Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes

– Tirana Art Fest

– Festivali Ritet e Pranverës

– ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore

– ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga fëmijët

– ORA 09:00-15:00 KENDI I PEDIATRIT

– ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TEND

-ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPEMARRJES

-ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT

-ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”

BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT

-ORA 09:00-15:00 AKTIVITETET E ECOVOLIS Lojërat e dikurshme të rrugës

– ORA 09:00-15:00 SPORT ZONE

Kids Atletik

Vendosja e Koshave të Basketbollit
7 fusha mini tenisi.
Dy rrjeta portative Volejbolli
Tavolina Ping Pongu etj
-ORA 09:00-15:00 Panairi i Njësive Administrative- Përballe Hotel Dajtit

-ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kërcimi hip hop dhe latin.

Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit

SHESHI NENE TEREZA

– ORA 12:00-14:00: Shfaqje me motorra Red Bull FMX Show Albania. Sheshi “Nënë Tereza”.

– ORA 14:00-00:00: Summer On. Koncert me artiste të muzikës moderne shqiptare. Sheshi “Nënë Tereza” Përpara sheshit te Akademia e Arteve. Artistet kryesor do te jene: Dafina Zeqiri, Majk, Irkenc Hyka, Michael Tsousopulos, DJ etj.

ZONA E ISH-BLLOKUT

ORA 12:00-00:00 Street Party. Në rrugën “Pjetër Bogdani”- Dance Stage me DJ shqiptar dhe ndërkombëtar. Në rrugën “Brigada e VIII”- Live stage. Me grupet me te mira muzikore rock, pop, funk.

LIQENI ARTIFICIAL

Koncert i Orkestrinës së Liceut Artistik “Jordan Misja
Show Hair nga Elgon
Sirea Film Academy – Aktivitete rinore
Aktivitete sportive (futboll, basket, pingpong, volej, crossfit, taëkondo, animatore)
Amfiteatri Tiranës – Festivali Pranveror i Kërcimit
Notarët – Panairi i instrumentave muzikore popullore tradicionale
Këndi i Kryqit te Kuq
Padilioni kinez – Kitarat në Park
Fushat e tenisit – Këndi i bizneseve
Panairi i artizanëve
Moli Varkave – Sunny Vibes – Festa vazhdon deri në mesnatë
Kampionati i kanoeve
Moli Henri Dynant – Kampionat peshkimi
Fari – Balonat e festës