Të gjithë ata që kanë përfunduar studimet në sociologji, psikologji, mësuesi për tre vite dhe më pas kanë bërë pedagogji speciale do të licencohen si mësues ndihmës në sistemin arsimor me kontrata të përkohshme.
Forcimi i shërbimit psiko-social në shkolla veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuar po shihet me prioritet nga ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Sipas shifrave të bëra publike, në 2013 ka pasur 190 punonjës socialë në shkolla ndërsa sot janë 460 dhe vitin tjetër synohet të shkohet në 560 psikologë e punonjës sociale. Shtesat do të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë.